Kocevski: Lëndët për legalizimet në Çair do të bashkohen, paralajmërimet për shkarkimin tim janë politike
- Lëndët e lidhura me legalizimet kontestuese në Komunën e Çairit po udhëhiqen në Prokurorinë themelore publike - Shkup dhe PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP-NKOK) dhe me siguri do të bashkohen pasi mes vete janë të lidhura, deklaroi mbrëmë prokurori themelor publik, Lupço Kocevski.
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Lëndët e lidhura me legalizimet kontestuese në Komunën e Çairit po udhëhiqen në Prokurorinë themelore publike - Shkup dhe PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP-NKOK) dhe me siguri do të bashkohen pasi mes vete janë të lidhura, deklaroi mbrëmë prokurori themelor publik, Lupço Kocevski.
Në intrervistë për "360 gradë" në RTM 1, ai sqaroi se një lëndë është e hapur pas informatave të arritura, ndërsa tjetra, pas paraqitjes së ish kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Prokuroria disponon me mjaftë prova, tha Kocevski, duke shtuar se në mënyrë shtesë do të konfirmohet se cila prokurori do të jetë kompetente pas bashkimit të lëndëve.
Në intervistën, Kocevski kumtoi edhe se hetimi, në të cilin është i dyshuar ish kryeministri i parë Artan Grubi, "pothuaj ka përfunduar", ndërsa pritet vetëm ekstradimi i tij. Ai tha se të gjitha dëshmitë janë mbledhur, duke përfshirë edhe nga hetimi financiar, por prokuroria nuk ka informata për lokacionin e tij momental.
Duke u përqëndruar në raportin e Komisionit evropian, ku thuhet se korrupsioni në vend "mbetet i shpërndarë dhe shqetësim serioz", Kocevski tha se për luftë më efikase me korrupsionin e lartë nevojiten më shumë hetues, forenzikë dhe qendra hetuese.
Në pyetjen nëse me largimin e tij nga funksioni do të ketë buxhet më të madh për Prokurorinë publike, Kocevski u përgjigj se kjo nuk është logjike.
"Nuk besoj se unë jam pengesa e vetme që buxheti të rritet. Nuk shoh ndonjë lidhje të largimit të tim me buxhetin, për shkak se ato janë para që duhet t'i jepen Prokurorisë publike", thotë Kocevski. bsh/
Foto: MIA arkiv