• петок, 20 декември 2024

Koalicioni “Fronti Evropian” parashtron ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

Koalicioni “Fronti Evropian” parashtron ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

Shkup, 25 maj 2024 (MIA) - Koalicioni "Fronti Evropian" ka dorëzuar ankesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rivotimin në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinës, konfirmojnë për MIA-n nga KSHZ.

Ankesa tjera nuk ka për rivotimin e 22 majit në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore në KSHZ.

KSHZ-ja është e obliguar të sjell vendim në afat prej 72 orësh pas pranimit të ankesës. Ndaj vendimit të KSHZ-së kandidatët kanë të drejtë ankese deri në Gjykatën administrative e cila nga ana tjetër duhet të vendos brenda 48 orëve pas pranimit të ankesës.

Pas rivotimit në vendvotimin 2101 në Llërcë të Zhelinës, koalicioni “Fronti Evropian” humbi një deputet në krahasim me rezultatet e 8 majit, ndërsa koalicioni “VLEN” fitoi një mandat deputeti.

Sipas rezultateve të para pas rivotimit në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 të zgjedhjeve parlamentare 2024, koalicioni "Maqedonia juaj" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE mbetet me 58 mandate, ndërsa koalicioni "Fronti Evropian" me në krye BDI-në humbi një deputet dhe tani ka 18 mandate, njëjtë si koalicioni për "Ardhmërinë evropiane" të udhëhequr nga LSDM me 18 mandate. Koalicioni "VLEN" pas rivotimit fitoi një deputet më shumë dhe tani ka 14, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E Majta mbeten me nga gjashtë deputetë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан