• петок, 11 октомври 2024

Kllopi: Roli im është të jem mentor i trajnerëve në sistemin e Red Bullit

Kllopi: Roli im është të jem mentor i trajnerëve në sistemin e Red Bullit

 Salcburg, 10 tetor 2024 (MIA) - Trajneri gjerman Jirgen Kllop e komentoi emërimin e tij në funksionin e "Shefit të Futbollit" në Red Bull.

 "Për të qenë pjesë e një projekti të tillë pas pothuajse 25 vite punë i trajnerit nuk është asgjë më emocionuese. Edhe pse roli im ka ndryshuar, pasioni im për futbollin dhe njerëzit që janë të përfshirë nuk ka ndryshuar. Duke punuar në Red Bull në nivel botëror, dëshiroj t'i zhvilloj dhe mbështes lojtarët tanë të mrekullueshëm. E shoh rolin tim si mentor për trajnerët dhe menaxherët e klubit në sistemin Red Bull", deklaroi Kllop. 

 Sipas "Skaj Sport", Kllopi do të jetë përgjegjës për strategjinë e zhvilluar në RB Lajpcig, Salcburg, Nju-Jork Red Bulls dhe ekipe të tjera nga ekskluziviteti Red Bull. Pesëdhjetë e shtatë vjeçari gjerman do të nisë punën më 1 janar të vitit 2025.

 Kllopi do të ketë dhe opsionin për të zgjidhur kontratën shumëvjeçare nëse merr ftesë për t'u bërë trajner i kombëtares gjermane. qa/

Foto: EPA

 

Остани поврзан