• петок, 20 февруари 2026

Klinika e Pulmologjisë do t'i ndajë mirënjohjet për punëtorët më të mirë për vitin 2025

Klinika e Pulmologjisë do t'i ndajë mirënjohjet për punëtorët më të mirë për vitin 2025

Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) – Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë – Shkup sot organizon ngjarje për zgjedhjen dhe ndarjen e mirënjohjeve për punëtorët më të mirë për vitin 2025. 

Në këtë ngjarje do të ndahen mirënjohje në gjithsej shtatë kategori, me të cilat, siç bën të ditur Klinika, vlerësohen përkushtimi, profesionalizmi dhe puna ekipore e punonjësve shëndetësorë dhe njësive organizative. 

Ndarja do të mbahet në praninë e gjithë kolektivit të Klinikës, ndërsa për gjashtë kategoritë e para do të jepen mirënjohje dhe shpërblime në të holla. 

Ngjarja është tradicionale dhe organizohet për të gjashtën herë. fc/

Foto: MIA

 

 
 
 

Остани поврзан