Klekovski: Duhet të ketë orientim të qartë të pacientëve, cili laborator nuk i jep shërbimet e kërkuara dhe të racionalizohet përdorimi i tumor markerëve
- Drejtori i përgjithshëm i Fonfdit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski deklaroi sot se mund të ketë orientim të qartë të pacientëve për atë se cili laborator për momentin nuk i jep shërbimet e kërkuara, që ata të mos enden sidomos kur duhet nga spitali i përgjithshëm të shkojnë në shtëpinë e shëndetit ose anasjelltas, si dhe si të racionalizohet përdorimi i tumor markerëve.
Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Fonfdit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski deklaroi sot se mund të ketë orientim të qartë të pacientëve për atë se cili laborator për momentin nuk i jep shërbimet e kërkuara, që ata të mos enden sidomos kur duhet nga spitali i përgjithshëm të shkojnë në shtëpinë e shëndetit ose anasjelltas, si dhe si të racionalizohet përdorimi i tumor markerëve.
Deri në shtator të këtij viti, theksoi ai janë bërë pothiajse 250.000 analiza për tumor markerë. Sipas tij, ajo që për momentin në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji nuk punohen analizat për tumor markerë nuk i rrezikon pacientët.
"Institucioni me numrin më të madh të tumor markerëve është Instituti për Biokimi Klinike, i cili është vetëm 200 metra nga Klinika. Në Institut janë bërë pothuajse 50.000 analiza, pastaj vijon Spitali i përgjithshëm "8 Shtatori" ku janë bërë mbi 12.000, ndërsa mbi 10.000 analiza bëhen në Kumanovë, Tetovë dhe në qytete tjera", tha Klekovski.
Ai sqaroi se pothuajse në të gjitha qytetet ka të paktën dy institucione, zakonisht ato janë spitali dhe shtëpia e shëndeëtit, ku punohen tumor marikerat.
"Më shumë tumor markerë janë bërë për prostatën (PSA) - mbi 65.000 deri në shtator, ndërsa janë bërë gjithashtu 21.000 analiza për tumor markerët për kancerin e gjirit. A mund të jetë më mirë? Po, mund të jetë më mirë në dy drejtime. Drejtimi i parë është se duhet të ketë udhëzime të qarta për pacientët, cili laborator aktualisht nuk ofron shërbimet e kërkuara në mënyrë që pacientët të mos enden, veçanërisht kur duhet të shkojnë nga spitali i përgjithshëm në shtëpinë e shëndetit ose anasjelltas dhe së dyti, përdorimi i tumor markerëve duhet të racionalizohet", tha Klekovski.
Theksoi se këta tumor markerë përdoren rrallë për diagnostikim. I tillë, theksoi ai, është shembulli i PSA-së për prostatën dhe këtu ndoshta duhet të bëjmë shumë më tepër analiza, sepse një popullatë e shëndetshme duhet të analizohet dhe testohet, ndërsa shumica e shënuesve të tjerë tumoralë janë të mirë për monitorimin e gjendjes së pacientëve dhe rikthimeve të mundshme të sëmundjeve.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se çmimet për tumor markerë të ndryshëm janë të ndryshme dhe se ato pothuajse 250.000 analiza kushtojnë mbi dy milionë euro në shërbime të faturuara drejt Fondit.
"Jemi të përkushtuar në përmirësimin e mëtejshëm", shtoi Klekovski. mb/
Foto: MIA