• петок, 28 јуни 2024

Kirbi: Shtëpia e Bardhë në asnjë mënyrë nuk ka qenë e përfshirë në rastin e Asanzhit

Kirbi: Shtëpia e Bardhë në asnjë mënyrë nuk ka qenë e përfshirë në rastin e Asanzhit

Uashington, 27 qershor 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi sot deklaroi se Shtëpia e Bardhë nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në rastin e themeluesit të Uikiliksit, Xhulian Asanzh.

"Ajo është një çështje e Ministrisë së Drejtësisë dhe ata janë të vetmit që mund të diskutojnë për atë", tha Kirbi në konferencën për shtyp.

Asanzh zbarkoi në Australi pasi u deklarua për fajtor për shkeljen e Aktit të spiunazhit të SHBA-së në një marrëveshje që e liron atë pas një beteje ligjore 14 vjeçare. Themeluesi i Uikiliksit kaloi pesë vjet në burgun Belmarsh të Britanisë duke luftuar kundër ekstradimit në SHBA.

Sipas kushteve të marrëveshjes, prokurorët amerikanë kërkuan një dënim prej 62 muajsh burg, që është e barabartë me dënimin që themeluesi i Uikiliks veçmë e kishte vuajtur dënimin në burg me siguri maksimale në Londër.

Pas lidhjes së marrëveshjes, Asanzh është liruar me kusht dhe është larguar nga Britania e Madhe.

Në prill të vitit 2019, Ministria e Drejtësisë amerikane publikoi se kishte akuzuar Asanzhin për komplot me ish informatorin e Uikiliksit, Çelzi Mening për të hakuar një rrjet kompjuterik qeveritar për të shpërndarë dokumente të klasifikuara ushtarake.

Më vonë, autoritetet gjyqësore amerikane publikuan vendimin për të ngritur akuza shtesë kundër Asanzhit edhe me 17 pikë tjera.

Në SHBA ai u kërcënua me dënim prej 175 vite burg. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан