Kina paralajmëroi se do t'i mbrojë "interesat kombëtare" pas kërcënimit të Trampit për vendosjen e doganave
- Kina paralajmëroi se do t'i mbrojë "interesat kombëtare" pasi presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se dogana prej 10 për qind për import të mallërave kineze mund të vendoset nga 1 shkurti.

Pekin, 22 janar 2025 (MIA) - Kina paralajmëroi se do t'i mbrojë "interesat kombëtare" pasi presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se dogana prej 10 për qind për import të mallërave kineze mund të vendoset nga 1 shkurti.
"Çdoherë kemi besuar se nuk ka fitues në luftën tregtare ose luftën për dogana", tha zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Mao Ning.
Ajo shtoi se Kina është "fuqimisht e përkushtuar në mbrojtjen e interesave kombëtare". bsh/
Foto: MIA arkiv