Kina kundërshton propozimin e Trampit për zhvendosje të dhunshme të palestinezëve nga Gaza
- – Kina kundërshton propozimin e presidentit amerikan, Donald Tramp për zhvendosje të dhunshme të palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe angazhohet për zgjidhje me dy shtete, Palestina dhe Izraeli, si përgjigje për arritjen e paqes së përhershme në Lindjen e Mesme, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lin Xhijan.

Pekin, 5 shkurt 2025 (MIA) – Kina kundërshton propozimin e presidentit amerikan, Donald Tramp për zhvendosje të dhunshme të palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe angazhohet për zgjidhje me dy shtete, Palestina dhe Izraeli, si përgjigje për arritjen e paqes së përhershme në Lindjen e Mesme, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lin Xhijan.
“Shpresojmë se të gjitha palët relevante do ta pranojnë ndërprerjen e zjarrit në Gazë dhe administratës pas ushtarake si mundësi për kthimin e çështjes palestineze në rrugën e vërtetë të zgjidhjes politike të bazuar në zgjidhje me dy shtete, me qëllim që të arrihet paqe e përhershme në Lindjen e Mesme”, tha Lin.
Ai theksoi se Kina beson se “palestinezët duhet të menaxhojnë me Palestinën”, që, siç tha, duhet të jetë parimi themelor për Gazën pas luftës, shkruan “Global tajms”. Trampi propozoi që palestinezët të zhvendosen nga Rripi i Gazës në Egjipt dhe Jordan, që ata vende e refuzuan.
“Kina i bën thirrje SHBA-së që t’i korrigjojë praktikat e saja të gabuara, t’i zgjidhin problemet e tyre përmes konsultimeve të njëjta dhe ta promovojnë qëndrueshmërinë e marrëdhënieve kineze-amerikane”, theksoi Lin.
Kina dje njoftoi se vendos dogana plotësuese për mallra të caktuara të importuara nga SHBA-ja duke filluar nga 10 shkurti, si përgjigje e doganave amerikane. Nga 10 shkurti Kina vendos dogana shtesë prej 15 për qind për import të qymyrit dhe gazit të lëngshëm natyror me origjinë nga SHBA-ja. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s