• вторник, 30 декември 2025

Kina filloi stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

Kina filloi stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

Pekin, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Pekini filloi stërvitje ushtarake të përmasave të mëdha rreth ishullit të Tajvanit, lajmëroi sot agjencia shtetërore kineze e lajmeve Sinhua, duke iu referuar ushtrisë kineze.

Nën emrin kodues "Misioni Drejtësi 2025" (Justice Mission 2025), stërvitjet kryhen në zonat detare dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit. Këto janë stërvitje e para të mëdha ushtarake në afërsi të Tajvanit nga prilli i vitit të kaluar.

Sipas mediumeve shtetërore, fokusi është vënë në patrulla për gatishmëri luftarake, arritje të superioritetit gjithpërfshirës dhe bllokim të porteve dhe rajoneve kyçe.

Zëdhënësi ushtarak, Shi Ji, i përshkroi stërvitjet si paralajmërim drejt forcave separatiste për "pavarësi të Tajvanit" dhe deri te përzierja e jashtme, transmetoi Sinhua. Shi deklaroi se stërvitjet janë masë legjitime dhe e domosdoshme për mbrojtje të sovranitetit kinez dhe unitetit nacional.

Në deklaratë të posaçme, Ushtria popullore çlirimtare e Kinës paralajmëroi edhe se do të mbajë stërvitje me armë zjarri në pesë zona të caktuara rreth Tajvanit duke filluar nga e marta, duke i këshilluar anijet dhe aeroplanët të cilët nuk janë të kyçur në stërvitje t'i evitojnë ato rajone.

Kumtimi pason pas tensioneve të ripërtërira me SHBA-në, pasi që Uashingtoni paralajmëroi pako rekorde armatim për Tajvanin në vlerë prej 11,1 miliardë dollarëve.

Forcat kineze zbatojnë stërvitje me anije dhe aeroplanë ushtarakë në rajon pothuajse çdo ditë. Pekini e konsideron këtë  shtet ishullor për një pjesë të territorit të vet dhe synon ta lërë Tajvanin nën kontrollin e vet - nëse nevojitet, dhe me mjete ushtarake, përkujtoi DPA.

Tajvani i dënon ashpër aktivitetet ushtarake kineze.

"Procedurat e Kinës jo vetëm që brutalisht i minojnë sigurinë ekzistuese dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit dhe rajonin indo-paqësor, por paraqesin edhe sfidë të hapur për të drejtën ndërkombëtare dhe rendin ndërkombëtar", deklaroi zëdhënësja e kabinetit presidencial të Tajvanit, Karen Kuo.

Kuo shtoi se forcat e armatosura të Tajvanit dhe autoritetet e sigurisë bënë përgatitje themelore për situatën dhe se tërësisht i ndjekin të gjitha ngjarjet. ab/

Foto: Taiwan Security Monitor

Остани поврзан