• сабота, 22 февруари 2025

Kina e hodhi poshtë idenë e Trampit për kontroll amerikan ndaj Gazës

Kina e hodhi poshtë idenë e Trampit për kontroll amerikan ndaj Gazës

Pekin, 6 shkurt 2025 (MIA) – Kina e kundërshton idenë e presidentit amerikan Donald Tramp që ta marrin kontrollin mbi Rripin e Gazës, njoftoi sot Ministria kineze e Punëve të Jashtme. 

“Kina fuqishëm i mbështet të drejtat kombëtare legjitime të popullit palestinez”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë, Go Gjakun. 

Të martën, Trampi propozoi që administrata amerikane ta marrë kontrollin ndaj Gazës, ku Izraeli më shumë se 16 muaj zbaton operacione ushtarake si përgjigje e sulmit të Hamasit në tetor të vitit 2023.

"Gaza është pjesë e territorit palestinez, jo një monedhë politike për t'u shpërdoruar", tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.

Kina njoftoi se do të vazhdojë të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të promovuar zgjidhjen me dy shtete si e vetmja mënyrë e qëndrueshme për zgjidhjen e drejtë të çështjes palestineze. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан