Kina dënoi tarifat e Trampit: Fentanili është një problem amerikan
- Qeveria kineze dënoi sot kërcënimin e administratës së Trampit për vendosjen e tarifave prej 10 për qind për importin kineze, duke lënë të hapur derën për bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shmangur thellimin e konfliktit.

Pekin, 2 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria kineze dënoi sot kërcënimin e administratës së Trampit për vendosjen e tarifave prej 10 për qind për importin kineze, duke lënë të hapur derën për bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shmangur thellimin e konfliktit.
Pekini do të kontestojë tarifat e presidentit Donald Tramp në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe do të marrë "kundërmasa" në përgjigje të taksës, e cila hyn në fuqi të martën, njoftoi Ministria e Financave dhe Tregtisë.
Tramp mbrëmë urdhëroi tarifa prej 25 për qind për importin nga Kanadaja dhe Meksika dhe 10 për qind për mallrat nga Kina, duke thënë se Pekini duhet të ndalojë rrjedhën e drogës vdekjeprurëse fentanil në SHBA.
Ministria kineze e Tregtisë citoi në një kumtesë se masa e Trampit "shkel seriozisht" rregullat e tregtisë ndërkombëtare, duke i bërë thirrje SHBA-së që të "angazhohen në dialog të sinqertë dhe të forcojnë bashkëpunimin".
Përgjigjja më e ashpër e Kinës sot kishte të bënte me fentanilin, duke bërë që administrata e paraardhësit të Trampit, Xho Bajden, t'i bënte gjithashtu thirrje Pekinit që të ndërpresë dërgesat e kimikateve të nevojshme për prodhimin e ilaçit.
"Fentanila është një problem amerikan", njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme. Pala kineze ka zhvilluar një bashkëpunim të gjerë në luftën kundër narkotikëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka arritur rezultate të jashtëzakonshme", thuhet në kumtesën e raportuar nga mediat britanike. sa/
foto: Arkivi i MIA-s