• сабота, 22 февруари 2025

Kelog: SHBA-ja është e gatshme të ashpërsojë sanksionet ndaj Rusisë

Kelog: SHBA-ja është e gatshme të ashpërsojë sanksionet ndaj Rusisë

Uashington, 7 shkurt 2025 (MIA) - I dërguari posaçëm amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellog, deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp është i gatshëm të përforcojë sanksionet kundër Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por theksoi se Moska dhe Kievi do të duhet të bëjnë lëshime për të arritur paqen.

Kelog për "Nju-Jork post" deklaroi se sanksionet kundër Rusisë janë në këtë moment vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë nivelet e presionit ekonomik, duke shtuar se ka vend për ashpërsim të mëtejshëm, veçanërisht sanksionet që lidhen me prodhimin dhe eksportet ruse të naftës.

Sipas tij, edhe pse Ukraina duhet të vazhdojë ofensivën e saj ushtarake kundër Rusisë para negociatave, administrata e ish presidentit amerikan Xho Bajden nuk u angazhua mjaftueshëm për të përdorur të gjitha aspektet e fuqisë së saj për të ndihmuar Ukrainën.

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан