Kelog: Shanset që Ukraina të inkuadrohet në NATO ose të furnizojë armë bërthamore janë "të pakta ose nuk ekzistojnë"
- I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog, tha se shanset që Ukraina të inkuadrohet në NATO ose të furnizojë armë bërthamore janë "të pakta ose nuk ekzistojnë".

Uashington, 6 shkurt 2025 (MIA) - I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog, tha se shanset që Ukraina të inkuadrohet në NATO ose të furnizojë armë bërthamore janë "të pakta ose nuk ekzistojnë".
"Shanset për t'i kthyer armët bërthamore janë diku ndërmjet "të pakta ose aspak nuk ekzistojnë". Të jemi të sinqertë, të gjithë e dimë se kjo nuk do të ndodh", tha Kelog për Foks Njuz, duke e komentuar deklaratën e presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski se nëse SHBA nuk mund të garantojë shteg të shpejtë për anëtarësim në NATO, Kievi do të pranojë opsione të sigurisë alternative, duke përfshirë edhe dërgesën e armëve bërthamore.
Kelog tha se interesi kombëtar amerikan i sigurisë është zgjidhje e luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, por armatimi i Ukrainës me armë bërthamore "nuk është fillimi i asaj zgjidhjeje".
"Mbani mend, presidenti Tramp tha se ne jemi qeveri me mendje të shëndoshë. Kur dikush thotë diçka të tillë, shikoni rezultatin ose potencialin. Për këtë e përdorni mendjen e mençur", tha Kelog.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Ukraina në vitin 1994 u pajtua t'ia dorëzojë armët e saj bërthamore Rusisë në këmbim të garancioneve nga Rusia, SHBA dhe Britania e Madhe se sovraniteti dhe pavarësia e saj do të respektohen.
Zelenski para dy ditësh konfirmoi gatishmërinë e tij të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin ballë për ballë, nëse ky është opsioni më i mirë për përfundimin e luftës, edhe pse shefi i Kremlinit nuk u pajtua në çfarëdo lloj takime personale me liderin ukrainas.
Trampi të dielën tha se negociatat fillestare kanë nisur edhe me Ukrainën dhe Rusinë, ndërsa Kelog këtë javë konfirmoi se Kievi dhe Moska duhet të bëjnë lëshime nëse ka marrëveshje paqësore, përkujton TV kanali amerikan. sa/
foto: Arkivi i MIA-s