KE: Rusia nuk guxon të shpërblehet për agresionin ndaj Ukrainës
- – Rusia nuk mund të shpërblehet për agresionin ndaj Ukrainës, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për bisedën ndërmjet presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit rus Vladimir Putin.

Bruksel, 13 shkurt 2025 (MIA) – Rusia nuk mund të shpërblehet për agresionin ndaj Ukrainës, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për bisedën ndërmjet presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit rus Vladimir Putin.
“Asgjë nuk mund të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën”, theksoi zëdhënësi, duke shtuar se çdo paqe e drejtë dhe e përhershme duhet t’i përfshijë Kievin dhe BE-në në bisedimet.
Ai theksoi se marrëveshja potenciale paqësore duhet ta garantojë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
“Marrëveshje e keqe do të nënkuptonte më shumë luftë. Detyra jonë është që ta mbrojmë Ukrainën”, tha ai, duke paralajmëruar se në Konferencën e ardhshme të Sigurisë në Munih do të marrin pjesë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe presidenti ukrainas Volodomir Zelenski.
Sipas zëdhënësit, Bashkimi Evropian nuk ishte informuar për bisedën mes Trampit dhe Putinit dhe nuk ishte konsultuar për mbajtjen e saj. fc/
Fotografia: Arkivi