• сабота, 22 февруари 2025

KE përgatit rregullore të reja për kthimin e emigrantëve dhe për vizat

KE përgatit rregullore të reja për kthimin e emigrantëve dhe për vizat

Bruksel, 31 janar 2025 (MIA) - Komisioneri Evropian për punë të brendshme dhe migrim, Magnus Bruner është duke punuar në përgatitjen e një direktive të re për kthimin e migrantëve dhe një strategji të re për vizat, konfirmoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të brendshme, demokraci, drejtësi dhe sundim të ligjit, Markus Lamert. 

“Sa i përket përmbajtjes së tyre, mbetet të presim", deklaroi Lamer.

Në këtë kontekst, zëvendës-zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian, Stefan de Kersmaker, sqaroi se parim i KE-së është të mos kumtojë detaje për disa propozime, derisa ato të publikohen zyrtarisht. 

Komisioneri evropian Bruner dje në mbledhjen jozyrtare të Këshillit për drejtësi dhe punë të brendshme në Varshavë paralajmëroi se Komisioni Evropian do të paraqesë propozime për një direktivë të re për kthimin e emigrantëve në vendet e treta në mes të marsit, si dhe për një strategji të re për vizat deri në fund të vitit. 

Sipas Bruner, direktiva e re e kthimit do të mundësojë një koordinim më të mirë midis vendeve anëtare të BE-së gjatë deportimit të emigrantëve, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar. ls/

Foto: Skrinshot 

 

 

 

 

Остани поврзан