KE: Deri më tani nuk ka indikacione për valë emigrantësh për shkak luftës në Iran
- Nuk pritet që përshkallëzimi i konfliktit në Iran të shkaktoj migrim masiv drejt Evropës, kumtoi Komisioni Evropian.
Bruksel, 5 mars 2026 (MIA) - Nuk pritet që përshkallëzimi i konfliktit në Iran të shkaktoj migrim masiv drejt Evropës, kumtoi Komisioni Evropian.
Komisari i BE-së për Migrim, Magnus Bruner, pas bisedimeve me shefin e diplomacisë turke, Hakan Fidan, theksoi se Turqia "ka mbyllur kufijtë e saj me Iranin".
Bruner tre ditë më parë deklaroi se ende nuk janë vërejtur lëvizje të rëndësishme në kufijtë e jashtëm të Iranit, por se situata po monitorohet dhe po bëhen kontakte me partnerët në Lindjen e Mesme dhe organizatat ndërkombëtare.
Foto: EPA