• сабота, 22 февруари 2025

KB-ja konfirmoi se SHBA-ja zyrtarisht largohet nga OBSH-ja në vitin 2026

KB-ja konfirmoi se SHBA-ja zyrtarisht largohet nga OBSH-ja në vitin 2026

Gjenevë, 24 janar 2025 (MIA) – SHBA-ja do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 22 janar të vitit 2026, njoftuan Kombet e Bashkuara pasi ishin njoftuar zyrtarisht për vendimin e presidentit Donald Tramp. Ai e akuzoi organizatën për përballje të keqe me pandeminë e Kovid-19 dhe kriza të tjera globale shëndetësore. 

Trampi e paralajmëroi vendimin të hënën, disa orë pasi dha betimin për mandat të dytë. OBSH shprehu keqardhje për vendimin e SHBA-së, e cila është donatorja më e madhe e organizatës, me pjesëmarrje të rreth 18 për qind të financimit të saj. 

Në bazë të rezolutës së përbashkët të Kongresit nga viti 1948, SHBA-ja duhet të dërgojë paraprakisht njoftim prej një vjet për tërheqje dhe t’i shlyejnë detyrimet financiare ndaj OBSH-së. 

“Mund të konfirmoj se e pranuam letrën nga SHBA-ja për tërheqje nga OBSH-ja. Tërheqja hyn në fuqi më 22 janar të vitit 2026”, deklaroi zëvendësi i zëdhënësit të KB, Farhan Hak.

Sipas urdhrit për tërheqje, administrata do t’i ndërpresë bisedimet për marrëveshjen për pandeminë të OBSH-së, do ta tërheqë personelin amerikan që bashkëpunon me organizatën dhe do të kërkojë partnerë të rinj për aktivitete lidhur me krizat shëndetësore. fc/

Fotografia: Arkivi 

Тагови

Остани поврзан