KB-ja i suspendoi të gjitha udhëtimet e personelit të vet në zonat e kontrolluara nga kryengritësit huthi
- Kombet e Bashkuara sot i kanë suspenduar të gjitha udhëtimet në zonat që i mbajnë kryengritësit jemenas huthi, pasi që militantët e kësaj lëvizje kanë arrestuar disa punonjës të Kombeve të Bashkuara.

Dubai, 24 janar 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot i kanë suspenduar të gjitha udhëtimet në zonat që i mbajnë kryengritësit jemenas huthi, pasi që militantët e kësaj lëvizje kanë arrestuar disa punonjës të Kombeve të Bashkuara.
Komunikata vjen pasi që huthët kanë arrestuar përfaqësues të KB-së, si dhe persona të ndërlidhur me ish-ambasadën amerikane në Sana dhe grupet humanitare.
"Dje, de fakto autoritetet në Sana kanë arrestuar personel shtesë të KB-së, i cili ka punuar në zonat nën kontrollin e tyre", thuhet në komunikatën e KB-së.
"Që të sigurohet siguria e stafit të tyre, Kombet e Bashkuara i kanë suspenduar të gjitha lëvizjet zyrtare në zonat nën kontrollin e huthëve", shtohet në komunikatë.
Presidenti amerikan Donald Tramp ka vendosur që sërish t'i quajë huthët, terroristë.
Huthët parapakisht këtë javë kanë thënë se i kufizojnë sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq. mb/
Foto: MIA