KB: Armëpushimi mundësoi mbi 2.400 kamionë me ndihmë të mbërrijnë në Gazë
- KB kumtoi se mbi 2.400 kamionë me ndihmë humanitare kanë mbërritur në Rripin e Gazës për tre ditë që nga fillimi i armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Gazë, 22 janar 2025 (MIA) - KB kumtoi se mbi 2.400 kamionë me ndihmë humanitare kanë mbërritur në Rripin e Gazës për tre ditë që nga fillimi i armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.
Vetëm dje, në enklavën palestineze kanë hyrë 897 kamionë me ndihmë. Gjithashtu, të dielën kanë hyrë 630 kamionë, ndërsa të hënën 915.
Armëpushimi parashikon të paktën 600 kamionë në ditë, prej të cilëve 50 duhet të transportojnë karburant, ndërsa gjysma e ndihmës së përgjithshme është destinuar për pjesën veriore të Gazës, ku banorët përballen me kërcënim nga uria. ls/
Foto: DPA