Katër shërbime të reja nga FSSH-ja nga tani të disponueshme në internet (PLT)
- Katër shërbime të reja nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor janë të disponueshhme në portalin kombëtar të shërbimeve - uslugi.gov.mk. Trej prej tyre janë të destinuara për persona fizik, ndërsa një është për person juridik, informoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, dhe drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Shkup, 22 janar 2026 (MIA) - Katër shërbime të reja nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor janë të disponueshhme në portalin kombëtar të shërbimeve - uslugi.gov.mk. Trej prej tyre janë të destinuara për persona fizik, ndërsa një është për person juridik, informoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, dhe drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Për personat fizikë janë futur shërbimet elektronike: certifikatë për regjistrime dhe çregjistrime në sigurimin shëndetësor të detyrueshëm, certifikatë për person të siguruar ose të pasiguruar dhe kontributet e paguara, dhe certifikatë për kompensim të pagës gjatë paaftësisë së përkohshme për punë.
Për herë të parë për personat juridikë është mundësuar shërbimi elektronik për lëshimin e certifikatës për kontributet e paguara për sigurimin shëndetësor të detyrueshëm, krejtësisht digjital dhe i disponueshëm në çdo kohë.
U theksua se bëhet fjalë për shërbime që drejtpërdrejtë e thjeshtësojnë qasjen në dokumente të rëndësishme, e reduktojnë barrën adminstrative dhe eleminojnë pritjen e panevojshme dhe praninë fizike në sportele. Shtesë, FSSH nga sot është edhe teknikisht i lidhur me Regjistrin Qendror të Popullsisë, gjë që mundëson marrjen automatike të të dhënave relevante për qytetarët.

"Qëllimi ynë është i qartë dhe i vazhduesëm - shërbimet publike të jenë të qasshme dhe të vazhdueshme, të ndërlidhura dhe të orientuara drejt nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Sot shënojmë fillimin e një bashkëpunimi frytdhënës me një nga institucionet kyçe në sektorin shëndetësor - FSSH-në, i cili ofron shërbime për të gjithë bashkëqytetarët tanë, por edhe për kompanitë. Me fondin sot po bëjmë një hap të rëndësishëm përpara drejt transformimit digjital, përmes futjes së katër shërbimeve të reja elektronike, të cilat drejtpërdrejt e thjeshtësojnë qasjen në dokumete të rëndësishme, e reduktojnë barrën adminstrative dhe eleminojnë pritjen e panevojshme dhe praninë fizike në sportele", tha ministri Andonovski.
Ai thotë se për shërbime dhe dokumete të caktuara që qytetarët i kanë marrë në forme letre, kjo nuk do të hiqet dhe do të mbetet si opsion, por se për shërbimet e reja elektronike, si vauçerë për studentë, do të shkohet drejt digjitalizimit të plotë.
Ne kemi ndjekur një qasje strategjike që të mos lejojmë që shërbimet që kanë ekzistuar në formë letre të zëvendësohen plotësisht me shërbime digjitale, nëse kjo është në dobi të qytetarëve. Nëse disa konsiderojnë se duan t'i kryejnë punët e tyre me letër, kjo nuk do t'u mohohet. Sa i përket shërbimeve të reja që ofrojmë, si vauçerët elektronikë për studentët, me vetëdijë kemi vendosur strategjikisht që ato të jenë përmes e-portalit, që t'i mësojmë të rinjtë se mund dhe duhet t'i përdorin", tha Andonovski.

Drejtori i Fondit, Klekovski, thotë se është plotësisht i bindur se "proceset në një vend të vogël si Maqedonia duhet të jenë të koordinuara dhe të centralizuara nga një vend i vetëm, me qëllim që të sigurohet një qasje standarde për të gjithe", Sipas tij, Ministria e Transformimit Digjital (MTD) e mundëson këtë qasje dhe shërbimet që u promovuan sot janë meritë edhe e vetë Ministrisë, e jo vetëm e FSSH-së.
Vendosja e këtyre katër shërbimeve në platformën e-Shërbime është mundësuar përmes lidhjes së të dhënave me Fondin dhe MTD-në, por ne, duke besuar se çelësi qëndron te koordinimi dhe ndërlidhja, jemi gjithashtu të lidhur me APRMV-në, me Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë, me Ministrinë e Politikës Sociale; Regjistri Qendror është në përgatitje, ndërsa kemi lidhje të drejtpërdrejtë me dy institucione shumë të rëndësishme për ne, e ato janë ‘Termini im’ dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike. Ky rrjetëzim do ta lehtësojë komunikimin tonë të ndërsjellë, por efekti përfundimtar do të jetë një qasje më e lehtë në shërbimet shtetërore për qytetarët,” theksoi Klekovski.
Sipas tij, po punohet për digjitalizimin e komunikimit të FSSH-së me të gjitha Institucionet shëndetësore publike dhe Institucionet shëndetësore private, që kanë marrëveshje me Fondin, ndërsa në masë të madhe është digjitalizuar edhe procedura e fertilizimit in vitro. Paralajmëroi se shumë shpejt do të digjitalizohet edhe paraqitja e kërkesave për in vitro, ndërsa aktualisht vauçerët dërgohen në mënyrë elektronike.
Ai tha se realizimi i projektit “E-recetë” pritet të përfundojë deri në këtë pranverë, si dhe se po punohet për gjeo-hartëzim të ri të të gjitha institucioneve shëndetësore publike dhe private që bashkëpunojnë me Fondin, me një paraqitje në kohë reale të shërbimeve që ato ofrojnë.

"Së shpejti do të digjitalizohen 27 shërbime të reja, ndër të cilat kërkesat për kompensim apo rimbursim të mjeteve. Qytetarët nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në shërbimet rajonale të Fondit për të dorëzuar kërkesë për rimbursim, qoftë për pajisje ortopedike, ilaçe, pelena, e të tjera, ndërsa do të digjitalizohen edhe kërkesat për mjekim jashtë vendit. Me këtë do të mundësohet ndjekje digjitale e mjekimit jashtë vendit, e me këtë lidhen edhe formularët dygjuhësh, pasi ne kemi marrëveshje me më shumë se 17 vende për mjekim dhe trajtim të qytetarëve tanë dhe të qytetarëve të tyre në Maqedoni. Këtë të drejtë e shfrytëzojnë studentët dhe qytetarët tanë që punojnë jashtë vendit, por që janë të siguruar në Maqedoni", tha Klekovski.
Paralajmëroi se planifikohet edhe digjitalizim i plotë i pushimeve mjekësore, veçanërisht për kompensim për shtatzani, lindje dhe prindërim, përfshirë pushimin e lindjes edhe për babanë.
"Ne nuk do të kemi shërbime më të mira për qytetarët dhe kontroll më të madh pa u digjitalizuar shërbimet. Digjitalizimi do të mundësojë shumë funksione në sfond, efikasitet si për qytetarët, ashtu edhe për institucionet. Sa i përket gjithë kësaj lidhjeje të të dhënave, ajo është gjithashtu përgatitje për e-regjistrim, sepse tashmë jemi të lidhur me shumicën e institucioneve që mund të sigurojnë të dhëna për përcaktimin e statusit të pranisë dhe të vendbanimit", tha Klekovski.
Drejtori i Fondit shtoi se duke kryqëzuar bazat e të dhënave, do të parandalohet çdo lloj keqpërdorimi, por gjithashtu do të mundësohet realizimi i të drejtave të qytetarëve. ls/
Foto: MIA