• петок, 05 декември 2025

Katër gra janë zgjedhur kryetare të komunave në Zgjedhjet lokale 2025

Katër gra janë zgjedhur kryetare të komunave në Zgjedhjet lokale 2025

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Në Zgjedhjet lokale 2025, katër gra kanë arritur ta marrin besimin e qytetarëve dhe të zgjedhen kryetare në komunat e tyre - një në rrethin e parë dhe tre në rrethin e dytë.„Реконструкција на месните заедници во Драчево и Пинтија, во Припор- канализација Бабин Дол, осветлување на патот кон манастирот Пеленица, подземна инфраструктура, пешачко-велосипедска патека

Në rrethin e parë, kryetarja e vetme e zgjedhur ishte Beti Stamenkoska Trajkovska nga VMRO-DPMNE, e cila do ta udhëheq Komunën e Kisella Vodës.

Në rrethin e dytë, mandat të dytë fitoi Sonja Stamenkova në Komunën e Makedonska Kamenicës, e mbështetur nga Koalicioni "Zgjedhje lokale 2025 - LSDM". 

Mandat të kryetares në rrethin e dytë fituan edhe kandidatet e Koalicionit "Maqedonia Jote" - VMRO-DPMNE", Marija Naceva në Komunën e Negotinës dhe Natalia Dimitrieva në Komunën e Demir Kapisë.

Në këto zgjedhje kishte gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash, nga të cilat vetëm 32 ishin ra (10.35%).

Më shumë kandidate - tre - kishte në Prilep, ndërsa nga dy kanë kandidatuar në Manastir, Veles, Karposh, Kisella Vodë, Negotinë dhe Qendër.

Në 16 komuna dhe Qytetin e Shkupit kishte vetëm nga një grua kandidate.

Në pjesën më të madhe të komunave gratë nuk ishin fare të pranishme në fletëvotime. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан