• сабота, 22 февруари 2025

Katër të lënduar në një sulm me thikë në Tel Aviv, sulmuesi është vrarë

Katër të lënduar në një sulm me thikë në Tel Aviv, sulmuesi është vrarë

Tel Aviv, 22 janar 2025 (MIA) - Katër persona janë lënduar në një sulm me thikë në Tel Aviv, kumtuan shërbimet izraelite për ndihmë urgjente, njoftoi DPA. Sulmuesi është qëlluar nga një kalimtar i rastit në vendin e ngjarjes.

Sulmi ka ndodhur në qendrën e qytetit, në rajon të popullarizuar me shumë restorante dhe kafene. Policia nuk e përjashton mundësinë se bëhet fjalë për sulm terrorist.

Ky është sulmi i dytë me thikë në Tel Aviv për katër ditë. Të shtunën e kaluar, edhe një njeri u lëndua rëndë në një incident të ngjashëm, ndërsa sulmuesi i dyshuar u qëllua nga një kalimtar i rastit. bsh/

Foto: Arkiv/ilustrim

Остани поврзан