Katër izraelite do të lirohen të shtunën, sipas një përfaqësuesi të lartë të Hamasit
- Hamasi pritet të shtunën të lirojë katër pengje izraelite që mban në Gazë, si pjesë e shkëmbimit të dytë të pengjeve për të burgosur në burgjet izraelite, i parashikuar në marrëveshjen e armëpushimit në Gazë, transmetuan agjencitë botërore, duke cituar Taher al-Nunu, një përfaqësues të lartë të lëvizjes islamike të armatosur palestineze.
Gazë, 21 janar 2025 (MIA) - Hamasi pritet të shtunën të lirojë katër pengje izraelite që mban në Gazë, si pjesë e shkëmbimit të dytë të pengjeve për të burgosur në burgjet izraelite, i parashikuar në marrëveshjen e armëpushimit në Gazë, transmetuan agjencitë botërore, duke cituar Taher al-Nunu, një përfaqësues të lartë të lëvizjes islamike të armatosur palestineze.
Të dielën, tre izraelite u liruan tashmë, të shkëmbyera me 90 të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por supozohet se shkëmbimi i të burgosurve do të bëhet në intervale relativisht të rregullta gjatë një periudhe prej gjashtë javësh, me ç'rast do të shkëmbehen gjithsej 33 izraelitë për rreth 1900 palestinezë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s