• сабота, 22 февруари 2025

Karvani prej 1000 emigrantësh niset nga pjesa jugore e Meksikës drejt SHBA-së

Karvani prej 1000 emigrantësh niset nga pjesa jugore e Meksikës drejt SHBA-së

Meksikë, 27 janar 2025 (MIA) - Një karvan prej më shumë se 1.000 emigrantësh nga Amerika Latine niset nga jugu u Meksikës drejt veriut dhe kufirit me SHBA-në, natën mes së shtunës dhe të dielës, edhe krahas luftës kundër migrimit ilegal që e shpalli presidenti amerikan Donald Tramp.

Disa nga emigrantët thanë se ende "shpresojnë se do të mund të hyjnë në SHBA", madje edhe pasi Trampi e pezullon mundësinë e njerëzve të marrin azil nga Meksika.

"Vendosëm të shkojmë në kufi dhe do të marrim përgjigje. Ende shpresojmë se do të hyjmë në SHBA", tha një venezuelas 37-të vjeçar.

Siç njoftoi Tramp gjatë fushatës së tij zgjedhore, SHBA filloi të dëbojë qindra emigrantë ilegal duke përdorur aeroplanë ushtarak, me ç'rast Shtëpia e Bardhë u lavdërua se e ka filluar "operacionin më të madh për deportim masiv në histori". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан