Kandidatët për Kryeministër në zgjedhjet e Kosovës që do të mbahen të dielën
- Të dielën, më 9 shkurt, në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat do të përcaktohet përbërja e re e Parlamentit me 120 anëtarë për katër vitet e ardhshme. Në zgjedhje do të marrin pjesë 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në vend që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Prishtinë, 6 shkurt 2025 (MIA) - Të dielën, më 9 shkurt, në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat do të përcaktohet përbërja e re e Parlamentit me 120 anëtarë për katër vitet e ardhshme. Në zgjedhje do të marrin pjesë 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në vend që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i shtetit, pas konsultimeve me partinë politike ose koalicionin që ka shumicën për të formuar Qeverinë, propozon një kandidat për kryeministër në parlament.
Jo më vonë se 15 ditë pas nominimit, kandidati për Kryeministër prezanton përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës, i cili duhet ta aprovojë atë. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave nga të gjithë deputetët në Parlamentin e Kosovës. Nëse propozim kabineti nuk merr mbështetjen e nevojshme, Presidenti i Kosovës në afat prej 10 ditëve propozon kandidat tjetër sipas procedurës së njëjtë.
Nëse Qeveria nuk zgjidhet për herë të dytë, Presidenti i Kosovës do të thërrasë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas lëshimit të dekretit presidencial për atë, bëhet e ditur edhe në Ligjin Themelor të Kosovës.
Janë katër kandidatë për kryeministër të Kosovës dhe ata u shpallën zyrtarisht nga partitë disa muaj para se të bëhej e ditur data e zgjedhjeve parlamentare. Ata janë kryesisht liderë të partive politike që kanë shprehur ambicie për të kryesuar Qeverinë e Kosovës.
Albin Kurti
Kandidati i partisë në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, është lideri i saj dhe kryeministër aktual Albin Kurti. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më i madh politik në shtet. Albin Kurti është i lindur më 24 mars të vitit 1975 në Prishtinë dhe është figurë e shquar në jetën politike dhe publike të Kosovës. Në vitin 2005 Albin Kurti së bashku me aktivistë të tjerë formoi Lëvizjen Vetëvendosje, lider i së cilës ishte në periudhën 2005-2015, e më vonë në vitet 2018-2025 partia u bë forcë udhëheqëse politike në Kosovë në zgjedhjet parlamentare të viteve 2019 dhe 2021.
Ai ishte kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër në tre zgjedhje parlamentare radhazi - në 2017, 2019 dhe 2020. Në vitin 2021, partia e tij fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare më 14 shkurt - 50,28 për qind. Ky është edhe rezultati më i mirë që një parti në Kosovë ka arritur që nga përfundimi i luftës, thuhet në biografinë e Kurtit.
Albin Kurti po kandidon për një mandat tjetër si Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje që ai e drejton, pasi u zgjodh Kryeministër i Kosovës më 22 mars të vitit 2021. Nëse rizgjidhet kryeministër, ky do të jetë mandati i tij i tretë, sepse midis 3 shkurtit dhe 3 qershorit të vitit
2020, Kurti kryesoi për një kohë të shkurtër Qeverinë që u përmbys nga pushteti me votimin e mosbesimit.
Bedri Hamza – Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Bedri Hamza është kandidati i vetëm për kryeministër të Kosovës që nuk është lider i një force politike, sipas mediave të Kosovës. Ai ka lindur më 8 nëntor të vitit 1963 në Klinë të Epërme dhe aktualisht është kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. Hamza është kandidati i partisë kryesore opozitare për momentin – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e kryesuar nga Memli Krasniqi.
Ai u diplomua në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1987 dhe ka diplomë master në ekonomi, si dhe diplomë doktorature nga Universiteti i Tiranës. Që nga viti 2017, ai është ligjërues në kolegjin privat AAB në Prishtinë, ku, sipas biografisë së tij të publikuar në faqen zyrtare të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ligjëron makroekonominë dhe menaxhimin bankar. Ai drejtoi sektorin e kontabilitetit dhe financave të një pjese të ndërmarrjes Trepça në periudhën nga viti 1987 deri në vitin 1990, pastaj deri në vitin 1998 punon në sektorin privat.
Në periudhën ndërmjet viteve 2008 - 2011 ka qenë Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Financave, si dhe në periudhën 2011 - 2013 e më pas, në periudhën 2017-2020, ka qenë ministër i Financave. Midis dy posteve ministrore, ai ishte guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (2013-2017). Nga shkurti deri në tetor të vitit 2021, ai ishte nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Lumir Abdixhiku – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Kreu i Lidhjes opozitare Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku është kandidati i kësaj partie për kryeministër të vendit. Ka lindur më 22 prill të vitit 1983 në Prishtinë. Në vitin 2004 është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Midis viteve 2005 dhe 2006, vazhdoi shkollimin e tij në Britani, ku magjistroi në shkencat ekonomike. Në vitin 2013 ka marrë titullin doktor i ekonomisë në Universitetin e Stafordshirit.
Në periudhën 2010-2017 Lumir Abdixhiku kryeson Institutin e Kosovës për Studime Zhvillimore Riinvest dhe merr pjesë në projekte ndërkombëtare jashtë Kosovës. Ai ka botuar hulumtime shkencore në revista prestigjioze ndërkombëtare kushtuar ekonomisë, duke u përqëndruar në politikën fiskale dhe evazionin fiskal. Që nga viti 2007. Abdixhiku është ligjërues universitar. Ai iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitin 2017 dhe mori mbështetje të madhe në zgjedhjet parlamentare të atij viti, si dhe në votimin parlamentar në vitin 2019 dhe 2021. Në vitin 2019, ai u bë anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitin 2020 ka qenë ministër i Infrastrukturës dhe Mjedisit Jetësor, në vitin 2021 është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i rizgjedhur në atë post në vitin 2023.
Ramush Haradinaj - Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës propozoi Ramush Haradinajn si kandidat të saj për kryeministër. Aktualisht është udhëheqës i Aleancës opozitare për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Haradinaj u lind më 3 korrik të vitit 1968 në Gllogjan në afërsi të Deçanit, Kosova Perëndimore. Ai është ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shpërbërë dhe pas përfundimit të luftës në vitin 1999 filloi të angazhohej në politikë dhe themeloi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (2000).
Ai ushtroi postin e kryeministrit t vendit dy herë - midis dhjetorit të vitit 2004 dhe marsit të vitit 2005, kur dha dorëheqjen për akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës, e nga shtatori i vitit 2017 deri në shkurt të vitit 2020, Haradinaj iu dorëzua vullnetarisht Gjykatës Ndërkombëtare. Pas disa muajsh paraburgim, ai u lirua deri në fillimin e gjykimit, e pasi që gjykata e shpalli atë të pafajshëm, ai u kthye në politikë.
Haradinaj jetoi jashtë Kosovës për disa vjet, kryesisht në Zvicër, ku punoi si punëtor ndërtimi dhe truprojë. ls/