• сабота, 22 февруари 2025

Kancelari gjerman Sholci para takimit në Paris ka bërë thirrje për unitet evropian për mbështetjen e Ukrainës

Kancelari gjerman Sholci para  takimit në Paris ka bërë thirrje për unitet evropian për mbështetjen e Ukrainës

 Berlin, 17 shkurt 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc i bëri thirrje Evropës të bashkohet në mbështetje të Kievit, disa orë para mbërritjes në Paris në takimin kyç të liderëve evropianë, ku do të shqyrtohet qëndrimi i përbashkët për negociatat paqësore për Ukrainën, njoftoi DPA.

Në mitingun parazgjedhor në qytetin e Kassel në krahinën Hesen, Gjermaninë qendrore, Sholci tha se ishte e rëndësishme të bëhej gjithçka që është e mundur për të siguruar që Evropa të mbetet e fortë dhe e bashkuar. 

"Kemi nevojë për atë për shkak të Ukrainës, kemi nevojë për atë për sigurinë tonë", tha Sholci, Partia Social Demokrate Gjermane (SPD) e të cilit është duke mbetur prapa në sondazhet në Gjermani përpara zgjedhjeve të ardhshme federale më 23 shkurt.

Presidenti francez Emanuel Makroni e organizon takimin, i cili ka për qëllim ta prezantojë planin evropian për aksion pas disa deklaratave kaotike disiaditësh nga administrata e presidentit amerikan Donald Tramp. Në takim, gjithashtu, do të duhet të merre vendim se si t'i përgjigjet një kërkese të SHBA për të sqaruar nëse udhëheqësit janë të përgatitur të angazhojnë paqeruajtës në rast të një armëpushimi në Ukrainë. 

 Pallati i Eliseut njoftoi se takimi është joformal dhe do të zhvillohet pasdite, ku do të marrin pjesë liderët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Polonisë, Spanjës, Holandës dhe Danimarkës, si dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан