• петок, 21 февруари 2025

Kambovski: Do të shqyrtohet çdo lëndë dhe kudo ku ka lëshim do të sanksionohet

Kambovski: Do të shqyrtohet çdo lëndë dhe kudo ku ka lëshim do të sanksionohet

Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA)  - Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski deklaroi se Këshilli Gjyqësor do t’i shqyrtojë të gjitha rastet ku ka dyshime për lëshime nga ana e gjykatësve për aktvendime të shqiptuara, ndërsa politika ndëshkuese e gjykatave duhet të jetë mjet i analizës gjithëpërfshirëse. 

“Ky është një rast që ka tronditur mbarë vendin, të gjithë i shprehim ngushëllimet tona familjes. Nuk do të doja që tani, në këto momente me emocione që po përjetojnë të gjithë qytetarët, të merren vendime apo përfundime të nxituara. Nuk është mirë që të bëhen ndryshime kaq të shpejta në ligj”, tha Kocevski i pyetur për reagimet publike në lidhje me rastin e Frosina Kulakovës, e cila ishte viktimë e një aksidenti trafiku dhe nëse do të vendoset rendi në gjyqësor për shkak të dënimit të autorëve të cilët shpesh bien nën pragun minimal.

I pyetur konkretisht për gjykatësen Aleksoska Stojanovska se ka dhënë dënim më të ulët në rastin paraprak për kryerësin e kësaj vepre dhe nëse do të hetohet diçka rreth të gjithë asaj situate, ai theksoi se nuk është i njoftuar me rastin, cilat ishin dëshmitë, si ishte ngjarja dhe nuk do të doja të komentoj lidhur me vendimin derisa nuk e sheh të gjithë lëndën, por tha se do të shqyrtohet çdo rast ku ka lëshime. 

“Sigurisht se do të shqyrtohet, kudo ku ka lëshim do të sanksionohet. Të gjithë angazhohemi për sundim të drejtësisë. Nuk njoh asnjë që pajtohet të na ndodhin situata të tilla”, thotë Kambovski. 

Lidhur me atë nëse do të hapin hetime për korrupsion në raste të caktuara dhe për tregti me ndikim, ai theksoi se përgjegjëse për hetime për korrupsion është Prokuroria Publike. 

“Këto janë hetime të komplikuara që në thelb i kryen një organ tjetër - Prokuroria Publike. Jemi duke monitoruar me vëmendje punën e gjykatave dhe nëse marrim informacione për një ngjarje të tillë, menjëherë do t'ia përcjellim Prokurorisë Publike. Ne nuk mund të bëjmë hetim nëse dikush ka qenë i korruptuar apo jo. Nëse kemi ndonjë informacion, ia përcjellim Prokurorisë Publike, e cila më pas vazhdon procedurën e rregullt, sepse gjykatësi nuk është mbi njerëzit e tjerë, nuk është mbi ligjin, ai është qytetar si të gjithë ne. Nëse ka shkelur ligjin, natyrisht do të mbajë përgjegjësi”, thekson Kambovski.

Për atë nëse mendon se janë shumë të ulëta dënimet për vepra të tilla me të prekur në aksidenti komunikacioni, ai thekson se është në pyetje politika ndëshkuese e gjykatave, dhe se është e nevojshme analizë zyrtare e cila duhet ta tregojë situatën. 

“Kjo tashmë është një politikë ndëshkuese e gjykatave, e cila sigurisht që mund të ndryshojë. Dënimi që ligjvënësi ka parashikuar është të paktën katër vjet, pra mund të shkojë deri në maksimum që ka parashikuar ligji, që është 20 vjet. Pra, dënimi nuk është saktësisht i butë. Na mungon analizë zyrtare se çfarë dënimesh vendosin gjykatat për të parë nëse është e vërtetë që ato shkojnë gjithmonë drejt dënimeve më të buta. Por as kjo nuk është zgjidhja, nëse mendojmë se do ta zgjidhim këtë vetëm me dënime drakoniane, kjo nuk do të zgjidhet. Ne kemi një problem më të thellë, më të madh, ky nuk është vetëm problemi i dënimeve të buta, vetëm veprimet e gjykatave, ky është një problem i gjithë shoqërisë dhe të gjithë ne që jemi palë të interesuara duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë për të parandaluar. Kjo nuk do të përsëritet në të ardhmen”, thotë Kambovski.

I pyetur nëse Këshilli Gjyqësor do ta ftojë në bisedë gjykatësen konkrete ai nuk deshi të paragjykojë për procedurat e Këshillit Gjyqësor për lëndën. 

“Ne ndjekim syhapur, gjatë gjithë kohës, që nuk domethënë se do të hapim ndonjë procedurë kundër gjykatëses ose nuk do të hapim. Nuk dua të paragjykoj tani”, thotë kryetari i Këshillit Gjyqësor. 

Kryetarja e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, Irina Trajkovska Strezoski e pyetur nëse vlerëson se me dënime të ashpra në ligj do të përmirësohen situatat dhe nëse në atë mënyrë do të shmanget vullneti i gjykatave, vlerësoi se të favorshme do të ishin dënime më të rrepta për kryerësit dhe se është përgatitur kod i ri penal.

“Nuk bëhet fjalë për arbitraritetin e gjykatësve, të gjithë gjykatësit janë profesionistë që punojnë në përputhje me ligjin. Mendoj se dënimet më të ashpra do të ishin të dëshirueshme. Kodi penal tashmë është hartuar, është përkthyer dhe deri në fund të vitit duhet të dorëzohet në Komisionin e Venecias, pas së cilit duhet të fillojë procedura për miratimin e tij. Është vendim i Kuvendit”, thotë Trajkovska Strezoski.

Se a është e mundur të kërkohet përgjegjësi te gjykatësja siç kërkojnë qytetarët lidhur me rastin e parë me shoferin e ri, ajo tha se për përgjegjësi të gjykatësit tani nuk duhej të bëhej fjalë, sepse siç thotë, gjykatësen e njeh personalisht, punon me profesionalizëm, e vlerëson si një nga gjykatëset më të mira, por megjithatë, thotë, ai është vendim i Këshillit Gjyqësor.  

Njëzet e dy vjeçarja nga Negotina, Frosina Kulakova, është përplasur në një vendkalim për këmbësorë javën e kaluar nga njëzetvjeçari Vasil Jovanov nga Shkupi, i cili po ngiste makinën në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe kaloi në semafor të kuq derisa ajo po kalonte në një vendkalim për këmbësorë. 20-vjeçarit nga Shkupi i dyshuar për vdekjen e Frosinës i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa paraprakisht ka qenë i akuzuar për vepra penale për një tjetër aksident trafiku dhe për përdorim të paligjshëm të lëndëve narkotike. 

Në Shkup dje u mbajt tubimi i tyre paqësor, kur qytetarët ndezën qirinj dhe vendosën lule para fotografisë së Frosinës të vendosur në vendin ku ishte goditur ajo. Përmes shkrimeve “Lidhjet nuk kthejnë jetë njerëzish” dhe “Nuk është aksident, por vrasje” ata edhe atëherë marshuan deri në Kuvend dhe Gjykatën Penale dhe kërkuan përgjegjësi nga institucionet për Frosinën dhe për të gjitha viktimat në aksidente komunikacioni. 

Tubime këto ditë u mbajtën edhe në Negotinë, qytetin e lindjes së Frosinës, si dhe në Kavadar. fc/

Fotografia: Printskrin

 

 

Остани поврзан