• петок, 20 февруари 2026

Kallëzime penale dhe automjete të konfiskuara të shoferëve nga Ohri të cilët shkaktuan aksident rrugor

Kallëzime penale dhe automjete të konfiskuara të shoferëve nga Ohri të cilët shkaktuan aksident rrugor

Ohër, 5 shkurt 2026 (MIA) - Policia konfiskoi dy automjete dhe paraqiti kallëzime penale ndaj dy personave të cilët shkaktuan aksident rrugor në Ohër.

Sipas kumtesës së policisë, mbrëmë në orën 20:30, në SPB Ohër u njoftua se në rr. "ASNOM" në Ohër kishte ndodhur një aksident rrugor ku ishin përfshirë një automjet udhëtarësh "Folksvagen Amarok", me targa të Ohrit, i drejtuar nga V.V.M. (24) nga Ohri, një automjet udhëtarësh "Lançia" me targa të Ohrit, i drejtuar nga J.P. (37) nga Ohri dhe një automjet udhëtarësh "Mercedes" me targa të Ohrit, i drejtuar nga P.N. (35) nga Ohri.

Pas masave të marra, u konstatua se V.V.M. drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 0.71 promilë alkool në gjak, ndërkaq ka edhe tre ndalime për drejtim të mjetit motorik për kategorinë "B". Gjithashtu, edhe J.P. ka ndalim për drejtim të mjetit motorik për kategorinë "B"

Për rastin [shtë njoftuar prokurori publik, me udhëzimet e të cilit janë konfiskuar automjetet e V.V.M. dhe J.P. dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан