Kallas: SHBA konfirmoi se nuk do të rrezikojë interesat dhe "vijat e kuqe" të Ukrainës dhe Evropës
- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas sot deklaroi se është domethënëse që Sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio të konfirmojë përkushtimin e Uashingtonit ndaj NATO-s. Ajo shtoi se vendet evropiane duhet të rrisin pavarësinë e tyre në sektorin e mbrojtjes.

Bruksel, 4 prill 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas sot deklaroi se është domethënëse që Sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio të konfirmojë përkushtimin e Uashingtonit ndaj NATO-s. Ajo shtoi se vendet evropiane duhet të rrisin pavarësinë e tyre në sektorin e mbrojtjes.
Para fillimit të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Bruksel, Kallas theksoi se Rubio dha siguri se SHBA nuk do të bëjë lëshime që do të dëmtonin interesat dhe "vijat e kuqe" të Ukrainës dhe Evropës.
Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s u mblodhën për një takim dyditor në Bruksel për të shqyrtuar planet për samitin e ardhshëm në Hagë dhe për të diskutuar çështjet aktuale të sigurisë. rq/
Foto: EPA