Kallas: Rusia është kërcënim ekzistencial për sigurinë evropiane
- Rusia është kërcënim ekzistencial për sigurinë e Bashkimit Evropian, ndërsa mënyra e vetme të parandalohet kjo është të rriten shpenzimet për mbrojtjen, tha sot shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, duke shtuar se BE-ja kohë të gjatë i ofron alternativa Rusisë.

Bruksel, 22 janar 2025 (MIA) - Rusia është kërcënim ekzistencial për sigurinë e Bashkimit Evropian, ndërsa mënyra e vetme të parandalohet kjo është të rriten shpenzimet për mbrojtjen, tha sot shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, duke shtuar se BE-ja kohë të gjatë i ofron alternativa Rusisë.
"Rusia është një kërcënim ekzistencial për sigurinë tonë sot, nesër dhe pavarësisht sa të pamjaftueshme janë investimet tona në mbrojtjen tonë”, tha ajo në një fjalim në konferencën vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes (EDA).
"Njerëzit thonë se unë jam një "skifter" kur bëhet fjalë për Rusinë. Mendoj se thjesht jam realiste", tha Kallas.
Kallas, i cili është ndër kundërshtarët më të zëshëm të presidentit rus Vlladimir Putin në BE, tha se presidenti amerikan Donald Tramp ka të drejtë kur thotë se vendet anëtare të BE-së nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.
Tramp tha këtë muaj se anëtarët e NATO-s duhet të shpenzojnë pesë përqind të PBB-së për mbrojtjen, që do të ishte një rritje e madhe nga objektivi aktual prej dy përqind dhe një nivel që asnjë anëtar i NATO-s, madje as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e përmbushin aktualisht.
"Koha nuk është në anën e Rusisë. Por nuk është domosdoshmërisht në anën tonë. Ne ende nuk po bëjmë mjaftueshëm. Nuk duhet të ketë dyshim se ne duhet të ndajmë më shumë për të parandaluar luftën. Por ne duhet të përgatitemi edhe për luftë", tha Kallas. sa/
foto: Arkivi i MIA-s