• сабота, 22 февруари 2025

Kallas: Në luftë tregtare mes SHBA-së dhe BE-së "do të qeshë" Kina

Kallas: Në luftë tregtare mes SHBA-së dhe BE-së

Bruksel, 3 shkurt 2025 (MIA) – Nëse SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian fillojnë luftë tregtare, ajo që “do të qeshet”anash, do të jetë Kina, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Politike, Kaja Kallas gjatë mbërritjes në Samitin joformal të Unionit, që sot po mbahet në Bruksel. 

“Me kujdes i dëgjojmë paralajmërimet që vijnë nga ana amerikane dhe ne, gjithashtu, po përgatitemi nga ana jonë. Por, ajo që është me rëndësi është se në luftërat tregtare nuk ka fitues”, deklaroi Kallas në përgjigjen e pyetjes për qëndrimin e BE-së pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Tramp për vendosjen e doganave për import të mallrave nga Unioni. 

Sipas Kallas, BE-ja dhe SHBA-ja janë të lidhura ngushtë mes vete dhe i nevojiten njëra tjetrës. 

“Neve na nevojitet Amerika, ndërsa Amerika ka nevojë për neve. Doganat i rrisin shpenzimet, ato nuk janë të mira për vendet e punës dhe nuk janë të mira për konsumatorët. Kjo është e qartë”, shtoi Kallas. 

Duke folur në Samitin e sotëm joformal të BE-së kushtuar mbrojtjes evropiane, Kallas theksoi se anëtaret e Unionit bashkë duhet të bëjnë më shumë për fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes. 

“Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, sepse jemi në situatën në të cilën jemi. Për këtë, jo vetëm që duhet të punoni bashkë, por edhe të gjejmë mjete të punojmë bashkë, që është gjithnjë çështje e komplikuar”, tha Kallas. 

Ajo shtoi se mbrojtja evropiane është e lidhur ngusht me NATO-n, kështu që për fuqizimin e saj është i nevojshëm bashkëpunim shumë më i fuqishëm mes BE-së dhe Aleancës dhe fuqizim i lidhjeve të bllokut me aleatët, si Britania e Madhe dhe SHBA-ja. 

Lidhur me kërkesat për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, Kallas theksoi se qëllimi i NATO-s për ndarjen e dy për qind të PBB-së për nevojat e mbrojtjes ishte vendosur në vitin 2014 dhe vendet anëtare kishin 10 vite që ta realizojnë. 

“Por, është e qartë se duhet të bëjmë më shumë sepse në vijim kemi luftë me intensitet të plotë në Evropë dhe Rusia i ndryshoi qëllimet e saj. Është e qartë se duhet të bëjmë më shumë, që gjithsesi se kërkon edhe disa vendime të vështira nga disa vende anëtare”, shtoi Kallas. fc/

Fotografia: Skrinshot

 

Остани поврзан