Kallas: Duhet t'i bëjmë presion Rusisë për të negociuar seriozisht për paqe në Ukrainë
- Shohim se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla është nën presion të madh, se lidhjet transatlantike nuk janë të njejta siç ishin, ndërkaq kemi edhe kërcënime siç është lufta ruse në Ukrainë dhe destabilitet në Lindjen e Afërt, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas para arritjes në Këshillin e sotëm për punë të jashtme të Unionit.
Bruksel, 29 janar 2026 (MIA) - Shohim se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla është nën presion të madh, se lidhjet transatlantike nuk janë të njejta siç ishin, ndërkaq kemi edhe kërcënime siç është lufta ruse në Ukrainë dhe destabilitet në Lindjen e Afërt, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas para arritjes në Këshillin e sotëm për punë të jashtme të Unionit.
Ajo theksoi se është e qartë se Rusia ende nuk është serioze lidhur me negociatat paqësore për Ukrainën, duke pasur parasysh se në raundin e fundit të bisedimeve në Abu Dabi nga ana ruse ishin të pranishëm vetëm persona ushtarakë, tëcilët, sipas saj, nuk kanë mandat të arrijnë marrëveshje për asgjë që do të ishte definitive.
"Prandaj është me rëndësi t'i bëjmë presion Rusisë në negociata mu tani. Ata vetëm bëhen sikur po negociojnë, ndërsa shohim se si i shtojnë sulmet e veta ndaj Ukrainës. Nuk mund të arrijnë rezultate në fushë-betejë, prandaj suilmojnë civilë, i targetojnë spitalet, shkollat, ndërtesat e banimit, infrastrukturën kritike dhe energjetike, me qëllim që t'i detyrojnë ukrainasit të dorëzohen dhe me të vërtetë duhet të jemi shumë të qartë lidhur me këtë", tha Kallas.
Sipas saj, është e qartë se që të ketë sukses çfarëdo lloj marrëvehsje për Ukrainën, në arritjen e saj duhet të prëfshihen edhe evropianët, sepse lufta është në tokën evropiane.
"Shohim se si amerikanët nuk e mbështesin Ukrainën pothuajse më shumë se një vit. Evropianët e bëjnë atë në mënyrë që Ukraina të mbrohet, kështu që për ne është shumë me rëndësi parimet e integritetit territorial dhe sovranitetit të respektohen. Shohim se e drejta ndërkombëtare është nën presion të madh jo vetëm në Ukrainë, por edhe nga forca të tjera", tha Kallas.
Ajo vlerësoi se presioni ndaj palës ukrainase që të dakordohet për lëshime në këmbim të paqes, e mjegullon pasqyrën, sepse Ukraina nuk është ajo që po kryen agresion, por Rusia, prandaj duhet t'i bëhet presion më i madh Moskës në mënyrë që të shohim lëshime nga pala ruse lidhur me garancat e sigurisë.
Ajo paralajmëroi se parashihet në Këshillin e sotëm Rusia të vendoset në listën për larje parash, me çka plotësisht do të kufizohen fondet e saj për zhvillim të luftës dhe do t'i bëhet presion shtesë asaj për të pranuar negociata të vërteta.
Lidhur me idenë për krijim të armatës evropiane e cila do të dërgohej në Ukrainë si kontigjent paqësor pas përfundimit të luftës, Kallas tha se secili vend evropian e ka armatën e vet, ndërsa armatat e 23 vendeve gjithashtu janë pjesë edhe e strukturave të NATO-s.
"Nuk mund të paramendoj që vendet do të krijojnë armatë të posaçme evropiane, por ajo duhet të jenë armatat që tashmë ekzistojnë. Por, duhet të shohim se si do të funksiononte kjo në praktikë. Për mua është e kuptueshme se ushtria duhet të ketë zinxhir shumë të drejtpërdrejtë dhe të qartë të komandës, kështu që çdoherë kur ndodhë diçka të jetë e qartë se kush kujt i jep urdhra. Nëse krijojmë struktura paralele, atëherë kjo vetëm do ta mjegullojë pasqyrën dhe në rast të problemeve urdhrat thjeshtë mund të humbin", shtoi Kallas. ab/
Foto: МIА arkivi