Kallas dhe Kos: Prishtina pa vonesë dhe parakushte t'i zbatojë obligimet nga marrëveshja me Beogradin
- Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas dhe eurokomisarja për zgjerim Marta Kos, në një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet në Kosovë, theksojnë se nga Prishtina pritet t'i zbatojë obligimet e saj që dalin nga Marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, si dhe nga të gjitha marrëveshjet paraprake të dialogut "pa vonesë ose parakushte shtesë".

Bruksel, 12 shkurt 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas dhe eurokomisarja për zgjerim Marta Kos, në një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet në Kosovë, theksojnë se nga Prishtina pritet t'i zbatojë obligimet e saj që dalin nga Marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, si dhe nga të gjitha marrëveshjet paraprake të dialogut "pa vonesë ose parakushte shtesë".
"Nuk ka alternativë për dialog të udhëhequr nga BE", theksuan Kallas dhe Kos, duke shtuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin është mënyra e vetme që Prishtina të përparojë në rrugën e saj evropiane.
Kallas dhe Kos u bënë thirrje autoriteteve në Prishtinë të përfshihen në bashkëpunimin përgjegjës rajonal dhe t'i intensifikojnë përpjekjet e tyre për përforcimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike si dhe mbrojtjes së lirisë së shprehjes. sa/