Kallas: BE-ja kërkon lirimin e të gjithë pjesëmarrësve të arrestuar padrejtësisht në protestat në Iran
- – Të gjithë personat e arrestuar padrejtësisht gjatë protestave në Iran duhet të lirohen menjëherë, porositi përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas.
Bruksel, 10 janar 2026 (MIA) – Të gjithë personat e arrestuar padrejtësisht gjatë protestave në Iran duhet të lirohen menjëherë, porositi përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas.
"Po i ndjekim raportet për viktimat me kujdes dhe shqetësim të madh dhe dënojmë përdorimin e dhunës, ndalimin arbitrar dhe taktikat e frikësimit nga forcat e sigurisë kundër protestuesve. Të gjithë personat e ndaluar padrejtësisht për ushtrimin e të drejtave të tyre themelore duhet të lirohen menjëherë", bëri të ditur Kallasi në deklaratën me shkrim në emër të BE-së.
Në deklaratë u bëhet thirrje autoriteteve të Iranit që të respektojnë detyrimet ndërkombëtare dhe plotësisht t’i respektojnë të drejtat e lirisë së shprehjes, shoqërimit dhe tubimit paqësor, si dhe ta sigurojnë të drejtën e qasjes në informacione, përfshirë edhe përmes kthimit të qasjes në internet për të gjithë.
“BE-ja e shpreh solidaritetin e saj me popullin iranian përderisa ai e tregon angazhimin e tij legjitim për jetë më të mirë, liri dhe dinjitet”, shtohet në deklaratë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s