• среда, 24 јули 2024

Kallëzim penal kundër nëpunësit policor për veprën penale "vrasje dhe torturim të kafshëve"

Kallëzim penal kundër nëpunësit policor për veprën penale

Shkup, 23 korrik 2023 (MIA)  - Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit-Njësia e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga nëpunës policorë ose pjesëtarë të policisë së burgjeve ka parashtruar kallëzim penal kundër D. M., nëpunës policor në pozitën udhëheqës i qenve të zyrtar, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje dhe torturim i kafshëve”, sipas nenit 233 të Kodit Penal. 

Nga MPB-ja sot bënë të ditur i denoncuari më datën 12.06.2024, nga ora 10:00 deri në ora 12:30 në rajonin e Qendrës në Shkup, pas kryerjes së detyrave të punës, e ka vendosur qenin raca e bariut belg e shërbimit në pjesën e pasme të automjetit zyrtar "dacia" në pjesën për transport, ka parkuar automjetin me motor dhe kondicioner të fikur dhe ajrim të ndezur dhe është larguar nga automjeti për një orë e gjysmë. 

 "Pas kthimit, ai ka vërejtur se qeni ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore, më pas ka shkuar në stacionin veterinar ku është konstatuar se qeni tashmë kishte ngordhur. Pas autopsisë së kryer nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, është konstatuar se shkak i vdekjes së qenit ishte mbytja e shkaktuar si pasojë  nga nxehtësia", sqarojnë nga MPB-ja.

 Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në pajtim me kompetencat dhe autorizimet kundër nëpunësit policor D.M. do të parashtrojë propozim për nisjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe materiale.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан