Kalil al Haja: Planet amerikane për Rripin e Gazës janë të destinuara në dështim
- Lideri i Hamasit në Rripin e Gazës, Kalil al Haja deklaroi sot se planet e SHBA-së dhe presidentit amerikan Donald Tramp për Rripin e Gazës janë “të destinuara në mossukses”.

Gazë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Lideri i Hamasit në Rripin e Gazës, Kalil al Haja deklaroi sot se planet e SHBA-së dhe presidentit amerikan Donald Tramp për Rripin e Gazës janë “të destinuara në mossukses”.
"Do t'i shkatërrojmë ashtu siç rrënuam të gjitha projektet e tyre të mëparshme", tha Al-Haja gjatë një ceremonie me rastin e shënimit të 46 vjetorit të revolucionit iranian në Teheran.
Trampi konfirmoi të dielën se është i përkushtuar ndaj planit për të blerë Rripin e Gazës, por se mund të lejojë që pjesë të rajonit të shkatërruar nga lufta të rindërtohen nga vende të tjera të Lindjes së Mesme.
Foto: EPA