• понеделник, 04 ноември 2024

Kalderon: Parku i erës duhet të ndërtohet për 24 muaj, përfitimet e para priten në gjysmën e dytë të vitit 2027

Kalderon: Parku i erës duhet të ndërtohet për 24 muaj, përfitimet e para priten në gjysmën e dytë të vitit 2027

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Përfitimet e projektit "Alkazar Enerxhi" për zhvillimin e një parku me erë me 55 turbina me erë në vend do të jenë ulja e çmimit të energjisë elektrike, hapja e vendeve të punës dhe investime të huaja direkte në ekonominë e Maqedonisë, deklaroi sot bashkëthemeluesi dhe partneri menaxhues i kompanisë, Daniel Kalderon i cili mori pjesë në prezantimin zyrtar të projektit.

"Përfitimet nga investimi për zhvillimin e një parku me erë në vend, me vlerë mbi 500 milionë dollarë janë investime të huaja direkte. Bëhet fjalë për dollarë të freskëta që hyjnë drejtpërdrejtë në ekonominë e Maqedonisë, duke krijuar vende pune, gjegjësisht 630 gjatë ndërtimit dhe 200 shtesë gjatë punës që zgjat nga 20 deri në 30 vjet. Ulja e çmimit në koston e energjisë elektrike është ajo që ne e quajmë ulje të kostos së energjisë elektrike nga energjia e erës, e cila është më e lirë se energjia e prodhuar nga qymyri ose gazi", tha Kalderon.

Në deklaratën për mediat, Kalderon tha se nga viti 2006 në Bashkimin Evropian do të vendoset një taksë e dioksidit të karbonit, gjegjësisht do të paguhet një taksë për produktet që përmbajnë karbon.

Ai theksoi se "Alkazar Enerxhi" vjen në momentin kur dritarja politike në vend është e rregullt, konteksti ekonomik është i favorshëm dhe kostot për teknologjinë janë të favorshme që të mundë që projekti të realizohet në mënyrë të qëndrueshme.

I pyetur se cilat kushte janë ofruar nga qeveria e Maqedonisë dhe çfarë ka kërkuar “Alkazar Enerxhi” për realizimin e investimit, Kalderon ka thënë se kushtet janë plotësuar.

Koha e ndërtimit të parkut me erë është 24 muaj, pra në gjysmën e dytë të vitit 2027 pritet të shihen përfitimet e para nga projekti.

Kryeministri Mickoski në prezantimin e projektit tha se me përfundimin e këtij projekti, edhe 100 mijë familje të Maqedonisë do të mund të furnizohen me energji elektrike nga këto turbina me erë. Sipas Mickoskit, ky projekt është i rëndësishëm nga shumë aspekte - do të forcojë ndjeshëm pavarësinë energjetike, do të rrisë vëllimin e investimeve dhe do të hapë rrugën për investime të reja. qa/

Foto: MIA

 

Остани поврзан