Kalas: Çdo marrëveshje e lidhur “pas shpinës" së Ukrainës është e dënuar me dështim
- Marrëveshja e paqes në Ukrainë që do të arrihet pa përfshirjen e Kievit dhe Evropës është paraprakisht e dënuar me dështim, paralajmëroi sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme, Kaja Kalas.

Bruksel, 13 shkurt 2025 (MIA) - Marrëveshja e paqes në Ukrainë që do të arrihet pa përfshirjen e Kievit dhe Evropës është paraprakisht e dënuar me dështim, paralajmëroi sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme, Kaja Kalas.
"Asnjë marrëveshje e arritur pas shpinës tonë nuk do të funksionojë. Ukraina dhe Evropa duhet të jenë pjesëmarrës aktivë në çdo proces paqeje", deklaroi Kalas para gazetarëve pas mbërritjes në selinë e NATO-s.
Sipas saj, çdo zgjidhje e shpejtë do të ishte një “marrëveshje e pistë”, që të kujton marrëveshjet e Minskut, të nënshkruara dhjetë vjet më parë, të cilat supozohej të sillnin një armëpushim në Ukrainë, por u shkelën vazhdimisht deri në fillimin e pushtimit rus në 2022.
Kalas e kritikoi strategjinë e "qetësimit" të Moskës, duke e krahasuar atë me situatën në Çekosllovaki para Luftës së Dytë Botërore.
“Nëse kërkojmë paralele historike, duhet të kujtojmë vitin 1938”, tha ajo, duke aluduar në Marrëveshjen e Mynihut, në të cilën fuqitë perëndimore lejuan Hitlerin të aneksonte një pjesë të Çekosllovakisë.
Ai gjithashtu e kritikoi ish-presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, duke shtruar pyetjen: "Pse po i japim Rusisë gjithçka që dëshiron para se të fillojnë negociatat?"
Ndërkohë, Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pit Hegset deklaroi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje është "jo realist", si edhe kthimi i kufijve të vitit 2014. ls/
Foto: DPA