• сабота, 22 февруари 2025

Kalas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme që Kosova dhe Serbia të hyjnë në BE

Kalas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme që Kosova dhe Serbia të hyjnë në BE

Bruksel, 3 shkurt 2025 (MIA) - Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme që Kosova dhe Serbia të hyjnë në bashkimin Evropian, deklaroi sot shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas me rastin e marrjes së detyrës të Piter Sorensenit si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri,në rrjetin X shkroi se e përshëndetë ngrohtësisht Sorensenin dhe se i paraprin punë e rëndësishme.

"E prëshëdnes Piter Sorensen si i dërguari im i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd. Na paraprin punë e rëndësishme. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme që Kosova dhe Serbia të inkuadrohen në BE", shkroi Kallas.

Kallas e falëdneroi pararendësin e Sorensenit, Mirosllav Lajçak, i cili kaloi pothuajse pesë vite në atë pozitë, për përpjekjet e tij, duke cekur se punën që e bëri shërben si bazë për angazhimin e mëtutjeshëm.

Sorensen e mori funksionin si i dërguar i psoaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd më 1 shkurt, me mandat fillestar prej 13 muajve, pasi që u emërua nga Këshilli i BE-së më 27 janar.

Këshilli i BE-së atëherë theksoi se detyrë e Sorensenit do të jetë ta lehtësojë dialogun që do të kontriobuojë për normalizim gjithpërfshirës të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, posaçërisht zabtimin e Marrëvehsjes së Brukselit për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksin e tij implementues nga Ohri. ab/

 

Остани поврзан