Kalas: BE-së i duhet një marrëveshje e re e mbrojtjes me "partnerin kyç" Britaninë e Madhe
- Diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kalas, bëri thirrje sot për një marrëveshje të re të mbrojtjes që do të lidhë bllokun me ish-anëtaren Britaninë si një "partner kyç" në përballjen me kërcënimin nga Rusia.

Bruksel, 22 janar 2025 (MIA) - Diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kalas, bëri thirrje sot për një marrëveshje të re të mbrojtjes që do të lidhë bllokun me ish-anëtaren Britaninë si një "partner kyç" në përballjen me kërcënimin nga Rusia.
"Ne kemi nevojë për një marrëdhënie reciproke të dobishme për sigurinë dhe mbrojtjen," tha Kalas në konferencën në Bruksel.
"Një marrëveshje e re për këtë është një hap tjetër logjik". ls/