• сабота, 22 февруари 2025

Kalas: BE nisi mision civil për monitorim të vendkalimit kufitar Rafah

Kalas: BE nisi mision civil për monitorim të vendkalimit kufitar Rafah

Bruksel, 31 janar 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian sot sërish nisi një mision monitirimi civil në vendkalimin kufitar Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kalas.

"Misioni civil kufitar i BE-së po vendoset sot në vendkalimin Rafah me kërkesë të palestinezëve dhe izraelitëve. Kjo do të mbështesë personelin kufitar palestinez dhe do të mundësojë transferimin e individëve nga Gaza, përfshirë ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor, publikoi ajo në "X".

Kalas njoftoi të hënën se ka një konsensus midis ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare se Misioni i BE-së për ndihmë kufitare (EUBAM) mund të luajë një "rol vendimtar" në mbështetjen e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Vendkalimi kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës do të rihapet sot për civilët palestinezë, dy ditë më herët se sa ishte planifikuar, sipas marrëveshjes për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, transmetuan mediat izraelite.

Autoritetet palestineze kumtuan se vendkalimi do të jetë nën kontrollin e autoriteteve palestineze dhe vëzhguesve evropianë dhe se do të kalonin 50 militantë të plagosur dhe 50 civilë të plagosur, së bashku me individët që i shoqëronin. Zyrtarët thanë se 100 persona të tjerë, me gjasë studentë, do të lejohen të kalojnë për arsye humanitare.

Misioni i BE-së për ndihmë civile për monitorimin e vendkalimeve filloi me punë në vitin 2005, por u pezullua në qershor 2007 si rezultat i marrjes nën kontroll të Rripit të Gazës nga Hamasi, ndërsa në atë kohë kishte 10 anëtarë ndërkombëtarë dhe tetë lokal.

Italia kumtoi se do të dërgojë shtatë karabinierë për t'iu bashkuar misionit në Rafah, përveç dy italianëve që janë tashmë atje, ndërsa ministritë gjermane të Punëve të Brendshme dhe të Jashtme po diskutojnë për dërgimin e një kontigjenti gjerman. ls/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан