Kaja Kallasi: BE-ja nuk do të lëshojë pe për çështjen e Grenlandës, sovraniteti nuk është në shitje
- Bashkimi Evropian nuk do të lëshojë pe para kërcënimeve doganore të presidentit amerikan Donald Tramp në lidhje me Grenlandën, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.
Bruksel, 19 janar 2026 (MIA) - Bashkimi Evropian nuk do të lëshojë pe para kërcënimeve doganore të presidentit amerikan Donald Tramp në lidhje me Grenlandën, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.
Ajo shtoi se Unioni nuk ka interes të hyjë në konflikt me ShBA-në, por se ka një numër të madh instrumentesh për të mbrojtur interesat e veta, veçanërisht kur bëhet fjalë për Grenlandën, dhe theksoi se "sovraniteti nuk është në shitje".
"Siguria e Arktikut është një interes i përbashkët transatlantik dhe ne mund ta bisedojmë për atë me aleatët tanë amerikanë. Megjithatë, kërcënimet me tarifa nuk janë mënyra për ta bërë këtë", tha Kallasi në postimin në rrjetin X pas takimit në Bruksel me ministrin danez të Mbrojtjes Troels Lund Poulsen dhe ministren e Punëve të Jashtme të Grenlandës Vivian Motsfeld.
Ajo theksoi se "sovraniteti nuk është lëndë e tregtisë" dhe se BE-ja nuk do të lëshojë pe para, siç deklaroi kërcënime me tarifa të presidentit amerikan Donald Tramp.