• петок, 21 февруари 2025

Kac: Nëse Hamasi nuk i liron pengjet, do të pasojë një përgjigje e ashpër

Kac: Nëse Hamasi nuk i liron pengjet, do të pasojë një përgjigje e ashpër

Tel Aviv, 12 shkurt 2025 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac sot u kërcënua se do të rifillojë veprimet ushtarake nëse lëvizja islamike palestineze Hamas nuk i liron deri të shtunën pengjet e rrëmbyer në Izrael dhe të mbajtur në Rripin e Gazës.

“Nëse Hamasi nuk i liron pengjet izraelitë deri të shtunën, portat e ferrit do të hapen, siç premtoi presidenti amerikan (Donald Trump)”, tha Kac pas takimit me udhëheqjen ushtarake.

Ai shtoi se vazhdimi i operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës do të jetë me një intensitet të ndryshëm nga ato të mëparshmet dhe do të lejojë zbatimin e planit të Trampit.

Katz aludoi në planin e presidentit amerikan për të vendosur Rripin e Gazës nën kontrollin e SHBA-së dhe për të rivendosur popullsinë palestineze në Egjipt dhe Jordani.

Një armëpushim i brishtë midis Izraelit dhe Hamasit është në fuqi që nga 19 janari, ndërsa grupi palestinez kumtoi se nuk do të dorëzohet ndaj kërcënimeve nga Izraeli dhe SHBA-ja. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

Остани поврзан