• сабота, 22 февруари 2025

Ka ndërruar jetë ish-presidenti i Salvadorit, Mauricio Funes

Ka ndërruar jetë ish-presidenti i Salvadorit, Mauricio Funes

San Salvador, 22 janar 2025 (MIA) - Ish-presidenti i Salvadorit, Mauricio Funes ka vdekur në moshën 65-vjeçare në Nikaragua, ku kishte marrë azil. Qeveria e Nikaraguas njoftoi vdekjen e tij, duke theksuar si shkak "sëmundje të rëndë kronike", publikoi një agjenci spanjolle e lajmeve.

Në kumtesën, Ministria e shëndetësisë e Nikaraguas konfirmoi se Funes ka ndërruar jetë mbrëmë në orën 21:35. Funes ka jetuar në Nikaragua pasi kërkoi azil atje për shkak të sfidave ligjore në El Salvador. 

Funes ishte një figurë e diskutueshme politike. Ai ishte president i El Salvadorit nga viti 2009 deri në vitin 2014. Vdekja e tij shënon fundin e një periudhe komplekse në historinë politike të Amerikës Qëndrore. ls/

Foto: EPA 

 

Остани поврзан