• петок, 21 февруари 2025

Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk ka marrë propozim për shkarkimin e prokurorit publik republikan Kocevski

Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk ka marrë propozim për shkarkimin e prokurorit publik republikan Kocevski

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë Dushica Dimitrieska, sot në lidhje me vendimin e miratuar të Qeverisë për inicimin  e procedurës për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Lupço Kocevski, thotë se deri tani në Këshillin e Prokurorëve Publik nuk është dorëzuar një propozim i tillë.

"Deri tani në Këshill nuk është dorëzuar kurrfarë propozimi, kur të dorëzohet propozimi do të prononcohemi", thotë Dimitrieska.

Për emërimin e prokurores Natasha Kërstevska Caleva për kryetare të Prokurorisë së Lartë Publike, derisa vazhdon shkarkimi i prokurorit të lartë publik Mistafa Hajrullahi, kryetarja e Këshillit të prokurorëve publik thotë se vendimi është marrë në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit.

"Duke i ndjekur gjendjet në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup, ku prokurori i lartë publik është shkarkuar nga detyra, në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publik, të mbajtur më 10.02.2025 u konfirmua se në Prokurorinë e Lartë Publike duhet të emërohet një prokuror i cili do të udhëheq me punën e Prokurorisë derisa zgjat shkarkimi i prokurorit të lartë publik. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit", tha Dimitrieska.

Në seancën e mbajtur më 10 shkurt, u theksua se prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullahi nuk mund të udhëheqë me Prokurorinë e Lartë Publike duke marrë parasysh atë se kundër tij udhëhiqet  procedurë penale, pas së cilës мe propozim të Kocevskit në mënyrë unanime u zgjodh Kërstevska Caleva si shefe e Prokurorisë së Lartë Publike derisa zgjat shkarkimi i Hajrullahit.

Siç deklaroi paraprakisht zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, vendimi për shkarkimin e Kocevskit është marrë për shkak të Indeksit të transparencës për të cilin tha se detajisht mund të shihet se katër pika kanë lidhje me gjendjet që kanë ndodhur në Prokurori dhe gjyqësor, si dхe për shkak të emërimit të fundit të Natasha Kërstevska Caleva për udhëheqëse në Prokurorinë e Lartë Publike, derisa zgjat shkarkimi i prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi.

Në një deklaratë me shkrim të Kocevskit pas vendimit të Qeverisë të inicojë procedurë për shkarkimin e tij thotë se gjithmonë ka punuar sipas ligjit dhe se nuk është hera e parë të veprojë në këtë mënyrë dhe se prioritet ishte të caktohet udhëheqësi i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, i cili do të jetë garantues për paanshmërinë, punën profesionale dhe objektive të prokurorisë deri në përfundimin e procedurës disiplinore për prokurorin Hajrullahi. sa/

Foto: Printskrin

Остани поврзан