Jermaku: Ukrainës i nevojitet mbështetje evropiane për t'i dhënë fund luftës
- Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, Andrij Jermak sot deklaroi se Ukrainës i nevojitet mbështetje evropiane për t'i dhënë fund luftës "të cilën nuk e dëshironte aspak".

Kiev, 23 janar 2025 (MIA) - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, Andrij Jermak sot deklaroi se Ukrainës i nevojitet mbështetje evropiane për t'i dhënë fund luftës "të cilën nuk e dëshironte aspak".
"Ne jemi viktima të këtij agresioni dhe me të vërtetë duam që të vendoset një paqe e drejtë. Duam që kjo luftë të përfundojë. Këtë vit, natyrisht, fjalimi i presidentit në Davos kishte për qëllim veçanërisht Evropën", tha Jermaku në një intervistë për "Euronjuz" në anglisht.
Kur bëhet fjalë për premtimin e presidentit amerikan Donald Tramp për t'i dhënë fund luftës brenda një dite, Jermaku nuk ka dashur të përmend asnjë afat kohor, duke theksuar se, nëse do të ishte në dorën e Ukrainës dhe botës demokratike, lufta do të përfundonte nesër.
Foto: Arkivi i MIA-s