• сабота, 29 јуни 2024

Japonia shprehu shqetësim për bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Koresës së Veriut

Japonia shprehu shqetësim për bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Koresës së Veriut

Tokio, 20 qershor 2024 (MIA) - Qeveria japoneze sot shprehu shqetësimin e saj për njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin se bashkëpunimi në fushën e teknologjisë ushtarake me Korenë e Veriut do të thellohet.

"Ne jemi seriozisht të shqetësuar për deklaratat e Putinit në lidhje me ndikimin e tyre të mundshëm në sigurinë rajonale rreth vendit tonë," tha Sekretari i përgjithshëm i qeverisë japoneze, Joshimasa Hajashi në konferencë për shtyp, njoftoi Agjencia japoneze Kjodo.

Pas bisedimeve me liderin e Koresë së Veriut Kim Xhong Un, Putin i tha Phenianit se "Rusia nuk përjashton zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak dhe teknik" me Korenë e Veriut bazuar në marrëveshjen e partneritetit strategjik të nënshkruar dje, duke vënë në dukje se marrëveshja parashikon gjithashtu "ndihmë reciproke në rast agresioni” të njërit prej dy vendeve.

Hajashi tha se blerja e armëve të Koresë së Veriut nga Rusia dhe përdorimi i tyre në pushtimin e Ukrainës përbën një "shkelje të qartë të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së".

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, gjithashtu, i kritikoi pretendimet e Putinit se duhet të rishikohet regjimi i sanksioneve të OKB-së kundër Koresë së Veriut, i cili u vendos për shkak të programeve të saj për zhvillim të raketave dhe armëve bërthamore. ls/ 

foto: Arkivi i MIA-s  

 

Остани поврзан