Janë ngujuar nën dhe tre punëtorë në një kantier ndërtimi në Shkup, dy prej tyre janë dërguar në klinikë, po punohet për nxjerrjen e personit të tretë
- Tre punëtorë mëngjesin e sotëmn janë ngujuar nën dhe gjatë gërmimit të themeleve në një kantier ndërtimi në Shkup, dy prej të cilëve u nxorën dhe u transferuan në klinikat e Shkupit, dhe po punohet për nxjerrjen e personit të tretë, informoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Shkup, 24 prill 2026 (MIA) - Tre punëtorë mëngjesin e sotëmn janë ngujuar nën dhe gjatë gërmimit të themeleve në një kantier ndërtimi në Shkup, dy prej të cilëve u nxorën dhe u transferuan në klinikat e Shkupit, dhe po punohet për nxjerrjen e personit të tretë, informoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
"Sot në orën 08:17 në SPB Shkup është raportuar se në një kantier ndërtimi në rrugën "Kozjak" në Shkup gjatë gërmimit të themeleve janë ngujuar nën dhe tre punëtorë. Dy prej tyre janë nxjerrë dhe janë transportuar me autoambulancë në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë", ndërsa në koordinim me Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe Brigadën për Mbrojtje nga Zjarri, po merren masa për nxjerrjen e personit të tretë", thonë nga MPB-ja.
Foto: Arkivi i MIA-s