• вторник, 30 декември 2025

Janë arrestuar 40 persona për shkak të fishekzjarreve të pa paraqitura në Kullën e Ajfelit

Janë arrestuar 40 persona për shkak të fishekzjarreve të pa paraqitura në Kullën e Ajfelit

Paris, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Policia franceze arrestoi rreth 40 persona për shkak të fishekzjarreve të paparaqitura në Paris në sheshin Trokadero në afërsi të Kullës së Ajfelit, kumtoi gazeta parisiene Figaro.

Prefektura policore e Parisit deklaroi se incidenti ndodhi mbrëmë reth orës 21 dhe se policia menjëherë ka intervenuar, duke arerstuar rerth 40 persona dhe se nuk ka të lënduar.

Shtohet se është hapur hetim dhe se dyshohet se kryesit janë tifozë të klubit futbollistik Pari Sen Zhermen (PSZH).

Këto janë fishekzarret e dyta të paparaqitura në dhjetor. Më 13 dhjetor, influencuesi Loris Xhuliano organizoi fishekzjarre në afërsi të Trokaderos si pjesë e promovimit të filmit të tij dokumentar.

Më pas u hap hetim për "rrezikim të personave të tjerë dhe shkeljes së qëllimshme të obligimit për mirëmbajtje të sigurisë" në vend publik, shtoi Figaro. ab/

foto:Х

Остани поврзан