• сабота, 05 октомври 2024

Janevska në debat për përfaqësimin e edukimit politik në sistemin arsimor të vendit

Janevska në debat për përfaqësimin e edukimit politik në sistemin arsimor të vendit

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Vetëdija politike e qytetarëve dhe angazhimi i tyre në rregullimin politik luajnë rol të rëndësishëm në formësimin e shoqërisë dhe në vendosjen e standardeve, vlerave dhe normave shoqërore. Që këtej, qëndrimi im personal është se arsimimi politik duhet të përfaqësohet më shumë në Maqedoni, në mëynrë që të kemi më shumë qytetarë aktivë shoqëror dhe bartës të ndryshimeve drejt më të mirës. Këtë sot e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në punëtorinë kushtuar edukimit politik dhe përfaqësimit të tij në sistemin arsimor, që u mbajt në Kuvend, në organizim të Institutit parlamentar dhe Institutit nacional demokratik.

Siç informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Janevska theksoi se edukimi politik formal realizohet përmes institucionebe arsimore zyrtare dhe sipas programeve mësimore të konstatuara paraprakisht.

"Bazohet në qasje akademike dhe jep njohuri themelore për sistemin politik, të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve, si dhe për historinë dhe teoritë e ideve politike. Por, kjo është në nivel të ulët në raport me zbatimin praktik. Nxënësit dhe studentët shpesh nuk kanë mundësi t'i zabtojnë njohuritë teorike apo të debatojnë për tema aktuale politike. Kjo gjendje çon drejt interesit të kufizuar për politikën", tha Janevska.

Sipas saj, edukimi joformal politik prëfshin spektër më të gjerë të aktiviteteve të cilat ndodhin jashtë mësonjëtoreve tradicionale - organizata rinore, nosma qytetare, trajnime, punëtori dhe debate publike.

Ministrja Janevska konsideron se kjo formë e edukimit u mundëson nxënësve të prëfitojnë shkathtësi dhe njohuri praktike, si dhe të menduar praktik, fjalim publik dhe shkathtësi lidershipi. Merr rëndësi gjithnjë e më të madhe, por ende është e fragmentuar dhe e varur nga fondet projektuese, me çka kufizohen vazhdimësia dhe qasja drejt saj.

Në punëtori morën pjesë mësimdhënës nga shkollat fillore, ndërsa paraqitje të tyre patën edhe Zllatko Atanasov - udhëheqës i Institutit parlamentar, Robert Skot Hajzlet - drejtor i lartë rezident i Institutit nacional demorkatik dhe Viktor Novakovski - ekspert i jashtëm i NDI-së, si dhe përfaqësues të komisionit kuvendor për arsim, shkencë dhe sport. ab/

Fotо: МASH 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан